Uploader: Joseph
Country: Argentina
Uploaded: Jul 29, 2018
Price: Free
Rating: Based on 1 user ratings

Please, verify you are not robot to load rest of pages

download gazeta rilindja demokratike pdf

Gjeografia e lajmit në median e shkruar
sipas nivelit të lokalizuar!
Zylyftar Bregu
Abstrakt
Qëllimi i këtij punimi është vëzhgimi dhe analiza e gjeografisë së
lajmeve në median e shkruar në Shqipëri. Gjashtë gazeta të përditshme
të cilat përfaqësojnë katër tipe të ndryshme të medias së shkruar janë
studiuar për 30 ditët e muajit prill 2015, mbi gjeografinë e lajmeve,
sipas pesë niveleve hapësinore. Së pari, lajmi globalkontinental(Europa), së dyti ai regjional-ballkanik, së treti ai kombëtar,
së katërti ai rajonal (qarku) e së fundi ai lokal. Analiza është realizuar
në disa rrafshe njëherazi; Fillimisht është vëzhguar tematika e
informacionit për secilin hapësirë gjoegrafike bazuar në strukturën e
zakonshme të medias së shkruar shqiptare; aktualitet, politikë,
ekonomi, social, art-kulturor, etj. Së dyti janë evidentuar gjinitë
nëpërmjet të cilave përcillet informacioni (lajm, analizë/koment,
reportazh, intervistë) dhe a përcaktohet zhanri varësisht nga vendi prej
nga vjen informacioni. Së fundi është monitoruar autorësia e lajmeve
për secilin nivel gjeografik prej nga raportohet.
Artikulli konstaton raportin mes informacionit bazuar nga koncepti
hapësinor, arsyet e këtij raporti dhe specifikat e këtij raportimi.
Metodologjia e përdorur është ajo e matjes dhe analizës së
produktit/informacionit në median e shkruar, sigurisht e mbështetur
në literaturën teorike. Janë përzgjidhur disa të përditshme që
publikohen në Tiranë; të përditshme që janë organet zyrtare të partive
kryesore, përkatësisht “Zëri i Popullit” dhe “Rilindja Demokratike”.
Dy media që deklarohen të pavarura, përkatësisht “55” dhe “Dita”, një
e përditshme të qendrës “Panorama” si dhe një e përditshme që është
zgjatim i disa aktiviteteve të tjera, gazeta “Mapo”.
Analiza është sasiore dhe cilësore.
Fjalët kyçe; gjeografia e informacionit; lajm lokal, lajm kombëtar, lajm
ndërkombëtat; burim.

Zylyftar Bregu, PhD, Pedagog në Departamentin e Gazetarisë dhe
Komunikimit, Universiteti i Tiranës, [email protected]
Thesis, nr.2, 2015 117
Zylyftar Bregu
Punimi i mëposhtëm synon të vëzhgojë se cila është gjeografia e lajmit
që publikohet në të përditshmet shqiptare, cilat janë zhanret me të
cilat përcillet ky informacion si dhe autorësia e këtij informacioni.
Hipoteza e punimit është të verifikojë, konfirmojë apo argumentojë
mungesën e lajmit lokal, mbizotërimin e informacionit politik dhe
gazetarisë anonime në të përditshmet shqiptare. Përfundimet e dala
gjatë vërtetimit të hipotezës mund të jenë tregues edhe të arsyeve për
braktisjen që audienca i ka bërë medias së shkruar.
Metodologjia e përdorur është më së shumti analiza sasiore,
bazuar në disa tregues cilësorë të gjashtë gazetave të përditshme
shqiptare. Janë zgjedhur katër tipologji gazetash, të cilat janë analizuar
për 30 ditët e muajit prill 2015.
“Panorama” është marrë me statusin e pranuar gjerësisht, si gazeta
më e shitur për momentin në Shqipëri. Janë marrë organet zyrtare të
dy partive kryesore në vend, “Zëri i Popullit”, organ i Partisë
Socialiste të Shqipërisë, aktualisht në qeveri, si dhe “Rilinda
Demokratike”, zëri zyrtar i Partisë Demokratike. Këto dy gazeta janë
marrë në analizë, si media, të cilat nuk funksionojnë mirëfilli si
biznese mediatike. Ato financohen nga partitë politike që i kanë. Më
pas, janë marrë në shqyrtim dy gazeta të tjera, që deklarohen si të
pavarura dhe i kushtojnë më shumë vëmendje analizës, “55”, dhe
“Dita”. Së fundi, gazeta “Mapo”.
Lajmi, zhanri që mbizotëron ende në median e shkruar!
Afro një dekadë e gjysëm, pas revolucioni digjital që ka goditur më së
shumti median, sidomos atë tradicionale, gazetat ende nuk kanë
arritur të orjentohen në “tekat” e audiencave të reja. “Të përditshmet
s‟mund të kënaqen më me dhënien e lajmeve të një ditë më parë”,
thotë Eric Scherer.1 Të përditshmet duhet të jenë të mbushura me
analiza, komente, reportazhe dhe artikuj të thelluar ose investigativë,
1
Scherer.Eric, A na duhen më gazetarët, Tiranë, Papirus, 2012, fq.82
118 Thesis, nr.2, 2015
Gjeografia e lajmit në median e shkruar sipas nivelit të lokalizuar!
zhanre që deri tani kanë qenë “pronë” e gazetave apo revistave të
përjavshme.
Mirëpo nga monitorimi i të përditshmeve shqiptare konstaton se
“lajmi informativ”, newsi vazhdon të mbushë hapësirat e faqeve të
tyre. Ai është produkti kryesor që i ofrohet audiencës, 12-24 orë pasi
ka ndodhur. Edhe pse audienca “tag”-ohet nga newsi në ccdo
moment të ditës, qoftë nëpërmjet televizioneve informative, të paktën
katër syresh të tillë janë në transmetim 24/7 në Tiranë, apo nga sitet
onlinë, disa prej të cilave, site të vetë gazetave të shkruara.
Nëpër gazeta mungon raporti investigativ, mungon reportazhi.
Fotografia ka mbetur si një element forme në një faqe, ajo është më së
shumti ilustrative dhe në fare pak raste, foto e ditës, foto e lajmit, foto
informative. Nëpër faqet e të përditshmeve shqiptare, nuk gjendet
grafiku ilustrues, etj.
Më poshtë kemi grafikun mbi zhanret që gjenden në gjashtë të
përditshmet e monitoruara.
Grafiku nr.1. Mbi zhanret e lëvruara në gjashtë gazetat e monitoruara!
Të përditshmet shqiptare, duket se ende nuk e kanë kuptuar se
njerëzit nuk do t‟i blejnë gazetat për të lexuar lajmet e së djeshmes.
Thesis, nr.2, 2015 119
Zylyftar Bregu
Analiza mbi “lajmin” shkon edhe më tej, duke vëzhguar dhe ndarë
edhe tematikën e informacionit, për të cilin raportojnë të përditshmet
e përzgjedhura për këtë artikull.
Është i dukshëm, që në të gjitha gazetat e monitoruara mbizotëron
lajmi politik. Madje, thuajse në të gjitha të përditshmet lajmi politik në
hapësirë, është më i madh, ose në rastin më të mirë i barabartë më
shumën e të gjitha lajmeve me tematika të tjera në gazette (me lajmin
mbi krimin „kronika e zezë‟, mbi ekonominë, zhvillimet sociale,
kulturën, botën apo ngjarjet sportive). Mundet që mbizotërimi i lajmit
politik përgjatë periudhës së monitorimit të ketë edhe një arsye shtesë.